0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Ndërrohet stadiumi i finales së Kampionatit botëror të klubeve

Finalja e Kampionatit botëror të klubeve të FIFA-s nuk do të luhet në stadiumin "Education City" në Doha, bëri të ditur FIFA.

Doha, 7 dhjetor 2019 (MIA) – Finalja e Kampionatit botëror të klubeve të FIFA-s nuk do të luhet në stadiumin “Education City” në Doha, bëri të ditur FIFA.

Stadiumi i sapondërtuar në Doha, ku është dashur të luhet ndeshjet për trofeun këtë muaj, ende nuk është licencuar dhe nuk do ta pranojë ndeshjen.

Ndërtimi i objektit ka përfunduar, por procedura për autorizime ka zgjatur shumë, për shkak të hapjes së stadiumit është anuluar deri në fillim të vitit 2020.

Për këtë arsye, gjysmëfinalja në të cilën merr pjesë Liverpuli, finalja dhe ndeshja për vendin e tretë do të luhet në stadiumin “Kalifa” në Doha

Kampionati botëror i klubeve do të mbahet mes 11 dhe 21 dhjetorit. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close