
Shkup, 3 janar 2020 (MIA) – Në disa pjesë të komunës së Sarajit furnizimi me ujë është ndërprerë prej orës 13:30, deri në përfundimin e riparimit të defektit të f-250 mm në rr.20 pn Saraj, informojnë nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimet – Shkup.
Ndërprerje të furnizimit me ujë kanë shfrytëzuesit e rr.20 pn Saraj si dhe fshatrat Gllumovë, Shishovë dhe Matkë, kumtoi Ndërmarrja Publike. sn/