0_Magazinë.PortalKuriozitete

Ndëroi jetë manjati i mediave amerikane Redstoune 

Pronari i Si-Bi-Es (CBS) dhe i "Vajakom" (Viacom) Samner Redston ka vdekur në moshën 98 vjeçare, kumtoi holdingu "Neshenall amjuzments" (National Amusements), i cili e kontrollon kompaninë "Vajakom Si-Bi-Es".

Uashington, 12 gusht 2020 (MIA) – Pronari i Si-Bi-Es (CBS) dhe i “Vajakom” (Viacom) Samner Redston ka vdekur në moshën 98 vjeçare, kumtoi holdingu “Neshenall amjuzments” (National Amusements), i cili e kontrollon kompaninë “Vajakom Si-Bi-Es”.

Redston deri në vitin 2016 ishte kryetar i bordit të drejtorëve të  Si-Bi-Es dhe i Vajakom.

Ai pohonte në intervista të shumta se është mbret dhe se nuk do të vdesë kurrë.

Mediat shpesh shkruanin për lidhjet e tij, por edhe për mosmarrëveshjet e tij me fëmijët e tij.

Redston është martuar dy herë dhe është divorcuar dy herë dhe ka dy fëmijë nga martesa e tij e parë.

Sipas “Forbs”, pasuria e Redston vlerësohet në 4.6 miliardë dollarë. ls/shk/

 

Таг
Back to top button
Close
Close