0_Maqedoni.PortalKultura.SlajderKulturëKulturë.PortalMakedonija.SlajderShoqëri

Ndarje e çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2019

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të ndahet çmimi Shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”për vitin 2019 për arritje shumëvjeçare në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe promovimit të mjedisit njerëzor dhe veprimtarisë shoqërore me interes publik të shtetit.

Shkup, 8 Dhjetor 2019 (MIA) – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të ndahet çmimi Shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”për vitin 2019 për arritje shumëvjeçare në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe promovimit të mjedisit njerëzor dhe veprimtarisë shoqërore me interes publik të shtetit.

Këshilli për ndarjen e çmimeve shtetërore “Shën  Klimenti i Ohrit” kumtoi se për arritjet në fushën e arsimit dhe edukimit, çmimi i ndahet prof. dr. Agim Poloskës, albanolog.

Çmimi për arritje në fushën e kulturës dhe artit i ndahet Dimitar Bashevskit, shkrimtar, Vesna Ginovska-Ilkova, operiste dhe Violeta Tomovskës, artiste, ndërsa çmimi për arritje në fushën e shëndetësisë i ndahet pr. dr. Dejan Dokiq, pulmolog-alergolog. mb/

Back to top button
Close
Close