0_Magazinë.PortalSkena

Ndarja e çmimeve “Globi i Artë” zhvendoset për në shkurt

Solemniteti i ndarjes së çmimeve "Globi i Artë" do të realizohet në shkurt të vitit 2021, bënë të ditur organizatorët e faqes zyrtare.

Los-Anxhelos, 23 qershor 2020 (MIA) – Solemniteti i ndarjes së çmimeve “Globi i Artë” do të realizohet në shkurt të vitit 2021, bënë të ditur organizatorët e faqes zyrtare.

“Është caktuar datë e re për ceremoninë e 78-të për ndarjen e çmimeve “Globi i Artë” 2021. Me kënaqësi bëjmë të ditur ngjarja do të mbahet të dielën  më 28 shkurt të vitit 2021. Solemniteti do të emetohet drejtpërdrejt nga kompania televizive En-Bi-Si nga ‘Beverli Hilton’ në Beverli Hils, Kaliforni”, theksohet në njoftim.

Zakonisht, çmimet ndahen javën e parë të janarit, por tani kjo është zhvendosur për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Çmimin “Globi i Artë” e ndan Asociacioni i Gazetarëve nga jashtë, të akredituar në Holivud. Ndahet një herë në vit dhe, sipas prestigjit, është në vendin e dytë, pas Oskarit. Çmimet përfshijnë 25 kategori nga fusha e filmit dhe televizionit. Çmimet janë themeluar në vitin 1943, nga tetë gazetarë nga jashtë. Ndarja e parë është mbajtur në vitin 1944. Fituesit sot përcaktohen nga 93 anëtarë të Asociacionit. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close