0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKronikëKronikë.Portal

Ndalesën për lëvizje nuk e kanë respektuar 52 persona, 39 prej tyre janë arrestuar

Në nivel vendi gjatë natës së kaluar 52 persona e kanë shkelur orën policore, me ç'rast  39 prej tyre janë arrestuar, ndërsa për të tjerët do të ngiten procedura përkatëse.

Shkup, 20 maj 2020 (MIA) – Në nivel vendi gjatë natës së kaluar 52 persona e kanë shkelur orën policore, me ç’rast  39 prej tyre janë arrestuar, ndërsa për të tjerët do të ngiten procedura përkatëse.

Masën e mbajtjes së detyrueshme të maskave mbrojtës dje e kanë shkelur 33 persona.

Në 24 orët e fundit në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, komunikuan sot nga MPB 34 personave u janë dhënë vendime për izolim, derisa 16 të tjerë kanë nënshkruar vendime për vetizolim.

Nga ana e nëpunësve policorë janë kryer kontrolle te personat në izolim dhe vetizolim dhe nuk janë evidentuar persona të cilët nuk e kanë respektuar masën për për izolim dhe vetizolim. mb/

Back to top button
Close
Close