Kultura.SlajderKulturëKulturë.PortalVideo deklaratë

Ndahet çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”

Në Parlament sot u dha çmimi shtetëror "Shën Klimenti i Ohrit" për vitin 2019 që ndahet për realizimet shumëvjeçare në sferën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe avancimit të ambientit njerëzor dhe aktivitetit social me interes publik në vend.

Shkup, 8 dhjetor 2019 (MIA) – Në Parlament sot u dha çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2019 që ndahet për realizimet shumëvjeçare në sferën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe avancimit të ambientit njerëzor dhe aktivitetit social me interes publik në vend.

Për realizimet në sferën e edukimit dhe arsimit, çmimi i ka takuar prof. dr. Agim Poloskës, albanolog.

Çmimi për realizimet në sferën e kulturës dhe artit i është ndarë shkrimtarit Dimitar Bashevskitdhe Vesna Gjinovska- Illkova, këngëtar i operës dhe Violeta Tomovskës, artist i estradës, ndërsa çmimi për realizimet në sferën e shëndetësisë i është ndarë prof. dr. Dejan Dokiqit, pulmolog- alergolog.

Në emër të fituesve u është falënderuar shkrimtari Dimitar Bashevski i cili tha se çmimi simbolizon shumë vite punë dhe vepra që i prezantojnë ata.

“Mirë është që mes zërave, zhurmës partiake, politike, juridike, trafikut dhe zëra tjera, këto raste janë një moment ku vëmendja orientohet ndaj diçkaje që është afatgjatë, që zgjat më shumë dhe që është e lidhur me sfera siç janë kultura, shkenca, arsimi dhe tjera”, ka thënë Bashevski. fab/

Posted by MИА.mk on Недела, 08 декември 2019

 

 

 

 

 

Back to top button
Close
Close