0_Sport,PortalBasketbollSport.Slajder

NBA kthehet me derbin Lejkers-Klipers

NBA liga do të vazhdojë me ndeshjen e dy ekipeve më të fuqishme në Konferencën perëndimore nga fillimi i sezonit të rregullt, publikoi dje Liga.

Orlando, 27 qershor 2020 (MIA) – NBA liga do të vazhdojë me ndeshjen e dy ekipeve më të fuqishme në Konferencën perëndimore nga fillimi i sezonit të rregullt, publikoi dje Liga.

Derbi në Los Anxhelos mes LA Lejkers dhe LA Klipers do të jetë ndeshja e dytë në programin më 30 korrik, kur do të vazhdojë kampionati më i fuqishëm në botë në basketboll. Para asaj do të luajnë Juta Xhaz dhe Nju-Orleans Pelikans.

Pjesa e mbetur e sezonit të rregullt dhe të gjitha ndeshjet në plej-of do të luhen në tre salla në Orlando, Floridë, ndërsa  kampioni i ri në NBA do dihet më së voni deri 13 tetor.  Plej-ofi do të fillojë më 17 gusht. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close