BotëBotë.Portal

NASA: Dërgimi i njerëzve në Hënë do të kushtojë 28 miliardë dollarë

Administrata kombëtare-ajrore-hapësinore amerikane - NASA dje e publikoi planin për dërgimin e ekuipazhit me njerëz në Hënë deri në vitin 2024. Kjo do të kushtojë gjithsej 28 miliardë dollarë. Buxheti është planifikuar për tre vite e ardhshme.

Uashington, 22 shtator 2020 (MIA) – Administrata kombëtare-ajrore-hapësinore amerikane – NASA dje e publikoi planin për dërgimin e ekuipazhit me njerëz në Hënë deri në vitin 2024. Kjo do të kushtojë gjithsej 28 miliardë dollarë. Buxheti është planifikuar për tre vite e ardhshme.

Vetëm fluturakja hapësinore do të kushtonte 16 miliardë dollarë.

Kongresi i SHBA-së, që i pret zgjedhjet presidenciale më 3 nëntor, tani duhet ta lejojë planin për dërgimin e astronautëve në Hënë, që megjithatë, presidenti aktual Donald Tramp e parashtroi si prioritet kulmor.

Nga ana tjetër, shefi i NASA-s, Xhim Brajdestin përkujtoi në “rreziqet politike” nga ndërrimi i mundshëm i shefit të shtetit, Sipas mediumeve të atjeshme, për shembull Xhorxh Bush ka shpenzuar miliarda në përgatitje për misionin e astronautëve në Mars, ndërsa pasardhësi i tij Barak Obama i anuloi të gjitha ato aktivitete.

“Megjithatë, ende jemi ‘rrugës’ drejt aterrimit në Hënë në vitin 2024… Shkojmë në Polin Jugor (në hënë). Nuk ka diskutime për asgjë tjetër përveç për këtë”, ka thënë Brajdenstin.

Me misionin “Artemis 2” të caktuar për vitin 2023 astronautët e NASA-s do të shkojnë rrotull satelitit tonë natyror, por nuk do të ketë aterrim.

Sipas Brajdenstin, njerëzimi pret diçka të re, krejtësisht ndryshe nga ajo që shkencëtarët e kanë bërë deri më tani. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close