0_Sport,PortalSport.SlajderTenis

Nadal dhe Pau Gasol me apel për sportistët spanjollë

Rafael Nadal u bëri thirrje sportistëve spanjollë që të ndihmojnë në mbledhjen e 11 milion eurove për ta luftuar pandeminë e koronavirusit. Spanja është një nga vendet më të prekura në botë me mbi 56.000 të infektuar dhe mbi 4.000 viktima nga KOVID-19 të vdekur. Qeveria Spanjolle sot e zgjati gjendjen e jashtëzakonshme të paktën deri më 12 prill.

Madrid, 26 mars 2020 (MIA) – Rafael Nadal u bëri thirrje sportistëve spanjollë që të ndihmojnë në mbledhjen e 11 milion eurove për ta luftuar pandeminë e koronavirusit. Spanja është një nga vendet më të prekura në botë me mbi 56.000 të infektuar dhe mbi 4.000 viktima nga KOVID-19 të vdekur. Qeveria Spanjolle sot e zgjati gjendjen e jashtëzakonshme të paktën deri më 12 prill.

Fituesi i 19 Grend Slem titjujve, Nadal thotë se ai ka biseduar tashmë me basketbollistin Pau Gasol për mënyrën sesi mund të ndihmojnë dhe vendosën të krijojnë një iniciativë për ta mbështetur Kryqin e Kuq në sigurimin e pajisjeve mbrojtëse dhe infrastrukturës për t’i ndihmuar familjet e cenueshme në Spanjë të goditura nga virusi.

“Unë mendoj se ne në masë të madhe jemi sportistë për shkak të përkrahjes tuaj dhe tani është koha kur sportistët tuaj nuk do ju tradhtojnë. Ne kemi arritur në përfundimin se do të inicojmë një iniciativë që shpresojmë që të gjithë sportistët spanjollë do të bashkohen në demonstrimin e solidaritetit dhe shembullit të mirë për unitet për ta ndihmuar Kryqin e Kuq. Qëllimi është i qartë – të grumbullohen 11 milionë euro për t’i ndihmuar 1.35 milionë njerëz. Ne besojmë se të gjitha sportet spanjolle do të bashkohen. Unë dhe Pau tashmë kemi bërë dhurimet tona dhe ne ju besojmë. Jemi të sigurt që kjo do të jetë fitorja jonë më e madhe”, deklaroi tenisti spanjoll.

Nadal iu bashkua yjeve botërore, të cilët tashmë kanë dhuruar shuma të mëdha për ta luftuar KOVID-19. Këtu përfshihen Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo, Roxher Federer, Pep Guardiola, Serhio Ramos dhe shumë të tjerë. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close