BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Mustafa paralajmëroi seancë kuvendore për zgjedhje të qeverisë së re të Kosovës, nuk pret rezistencë nga Vetëvendosja

Lideri i LDK-së Isa Mustafa paralajmëroi se votimi  në Kuvendin e Kosovës për përbërjen e Qeverisë së re që do ta propozojë  kandidati për kryeministër të partisë së tij, Avdullah Hoti, mund të mbahet nesër ose të hënën, më 1 qershor, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 29 maj 2020 (MIA) – Lideri i LDK-së Isa Mustafa paralajmëroi se votimi  në Kuvendin e Kosovës për përbërjen e Qeverisë së re që do ta propozojë  kandidati për kryeministër të partisë së tij, Avdullah Hoti, mund të mbahet nesër ose të hënën, më 1 qershor, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Mustafa deklaratën e dha  para fillimit të takimit konsultativ me udhëheqësinë partiake, e cila mbahet pas  vendimit të mbrëmshëm të Gjykatës Kushtetuese, i cili e vlerësoi si kushtetues dekretin e presidentit të shtetit Hashim Thaçi për mandatim të Hotit.

Lideri i LDK-së nuk pret rezistencë nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) të Albin Kurtit për braktisjen e zyrave qeveritare, sepse, sipas tij,  diçka të tillë bëjnë “vetëm regjimet  totalitare në Afrikë”.

Partia e Mustafës tashmë ka nënshkruar marrëveshje për koalicion me Aleancën për të Ardhmen e Kosovës (AAK) të Ramush Haradinaj dhe Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limaj, ndërsa në  qeverinë e Hotit do të marrin pjesë edhe  partia më e madhe e serbëve kosovar, Sërpska lista (Lista serbe) dhe partitë e bashkësive  të pakicave etnike.

Prejse para dy muajve, më 25 mars,  i ishte votuar mosbesim Qeverisë së udhëhequr nga Kurti,  presidenti i shtetit ia ndau mandatin për formim të qeverisë së re të LDK-së, si parti e dytë e rradhitur në zgjedhjet e tetorit.

Thaçi disa herë i bëri thirrje VV-së të propozojë  kandidat për kryeministër,  prejse partia e Kurtit  nuk u përgjigj në thirrjet e tij, më 30 prill ai e mandatoi Hotin. Të nesërmen, më 1 Maj, VV e kundërshtoi para Gjykatës Kushtetuese të drejtën e Thaçit ta mandatojë  dikë nga  cilado parti tjetër, përveç të asaj e cila ka fituar në  zgjedhjet parlamentare.

Mbrëmë vonë Gjykata Kushtetuese vendosi se dekretimi i Hotit nga ana e Thaçit nuk është në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës , pas së cilës përfaqësuesit e VV-së paralajmëruan protestë qytetare. ia/sa/

 

Таг
Back to top button
Close
Close