BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Mustafa: Marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ketë pa Uashingtonin në tavolinë

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, thotë se pa pjesëmarrje aktive të SHBA-së në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të pritet të arrihet marrëveshje kolektive për zgjidhjen e kontesteve mes dy shteteve, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 2 giusht 2020 (MIA) – Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, thotë se pa pjesëmarrje aktive të SHBA-së në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të pritet të arrihet marrëveshje kolektive për zgjidhjen e kontesteve mes dy shteteve, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Mustafa për portalin “Gazeta ekspres” deklaroi se dialogu që po zhvillohet në Bruksel me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian është politik dhe, edhe pse atë në këtë moment e udhëheq koordinatori kombëtar Skender Hyseni, ai gjithsesi nuk është në nivel teknik.

Lideri i LDK-së dhe ish kryeministri pret që në procesin e gjetjes së zgjidhjes për kontestet me Beogradin, Qeveria aktuale e Kosovës, e udhëhequr nga bashkëpartiaku i tij, Avdullah Hoti, do të konsultohet dhe do të sigurojë pajtueshmëri nga të gjithë faktorët në vend – nga presidenti i shtetit Hashim Thaçi, nga partitë në koalicionin qeverisës, si dhe nga opozita.

Mustafa theksoi se roli udhëheqës në dialogun me Serbinë i takon vetëm kryeministrit Hoti dhe askujt tjetër.

“Askush nuk e zëvendëson dhe nuk e merr rolin e kryeministrit në dialog. Por është e pamundur që kryeministri të bisedoj për çdo gjë dhe në të gjitha fazat. Dialogu është politik, edhe temat që diskutohen në nivel të koordinatorit shtetëror janë politike, jo teknike”, ka thënë Mustafa.

Lidhur me vizitën që këto ditë e ka pasur koordinatori për dialogun me Beogradin, Skender Hyseni në Uashington, Mustafa tha se Kosova pret që SHBA-ja aktivisht të jetë e pranishme në tavolinën e dialogut.

“Sa i përket SHBA-së, unë ndaj mendimin se nuk ka marrëveshje pa pjesëmarrje aktive të tyre në këtë proces. Jo vetëm që Kosova do të konsultohet ngushtë me SHBA-në, por ajo pret që SHBA do të jetë në tavolinën e dialogut. Prandaj e vlerësoj ftesën që Departamenti i Shtetit ia ka bërë Hysenit dhe vizitën e tij në Uashington”, ka thënë Mustafa. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close