BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Mustafa konfirmoi se diplomatët perëndimorë insistojnë që të formohet qeveria e re

- Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa konfirmoi sot se përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend, para së gjithash ambasadorët e shteteve të "Kuintit" dhe Bashkimi Evropian (BE), insistojnë që Kosova sa më shpejtë të ketë qeveri, informon korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 21 janar 2020 (MIA) – Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa konfirmoi sot se përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend, para së gjithash ambasadorët e shteteve të “Kuintit” dhe Bashkimit Evropian (BE), insistojnë që Kosova sa më shpejtë të ketë qeveri, informon korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.

Pas takimit me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nikollas Abot, të mbajtur në selinë e LDK-së, Mustafa deklaroi se edhe partia e tij, e cila ishte renditur e dyta në zgjedhjet parlamentare të tetorit, pas Lëvizjes Vetëvendosje (VV), është e interesuar që të dyja partitë opozitare të arrijnë marrëveshje për qeverinë e përbashkët.

“Ambasadat janë të interesuara që Kosova të ketë qeveri dhe për shkak të kësaj vijnë dhe bisedojnë me ne. Dhe ne jemi të interesuar që sa më shpejtë Kosova të ketë qeveri”, deklaroi Mustafa.

Ai konfirmoi se në mbledhjen e sotme të kryesisë së partisë do të trajtohet çështja e koalicionit me VV-në, pasi ajo parti dje zyrtarisht për mandatar për përbërjen e qeverisë së re e propozoi liderin e saj, Albin Kurti.

“Ne kemi mbledhje të kryesisë sot. Do të bisedojmë për atë çështje. Do të përpiqemi të gjejmë mënyrë që të arrijmë marrëveshje”, deklaroi Mustafa. fc/ 

Back to top button
Close
Close