0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Murinjo: Respekt për Lokomotiv

Trajneri i Totenhemit, Zhoze Murinjo e komentoi fitoren e vështirë të ekipit prej 2:1 ndaj Lokomotiv Plovdiv në gjiron e dytë kualifikuese nga Liga e Evropës.

Plovdiv, 18 shtator 2020 (MIA) – Trajneri i Totenhemit, Zhoze Murinjo e komentoi fitoren e vështirë të ekipit prej 2:1 ndaj Lokomotiv Plovdiv në gjiron e dytë kualifikuese nga Liga e Evropës.

“Dua të përgëzoj Lokomotiv, performanca e tyre ishte e shkëlqyeshme, respekt për ata, luftuan, në minutën e 70-të arritën të shënojnë një gol, në pjesën e parë kishte situata, kishte  penallti, e cila nëse do të ishte VAR do të ishte vendimtar, urime për ata. Ishte e vështirë për t’i bërë lojtarët të kuptonin se do të ishte një ndeshje e vështirë. Nëse do të kishim luajtur dy ndeshje, gjërat në Londër do të kishin qenë ndryshe, por këto janë kushtet. Ky është një turnir që po mundohemi ta fitojmë, nuk është e lehtë kur luan në një ndeshje, e dinim që do të ishte e vështirë. Duhet të fitojmë, kemi humbur ndaj Everton, por gjithashtu duhet të fitojmë në Ligën Premierë,” deklaroi Murinjo pas ndeshjes.

Kundërshtari i ardhshëm për ekipin londinez në gjiron e tretë është Shkëndija e Tetovës. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close