0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Murinjo: Kristiano, Drogba, Milito dhe Ibra kanë dhënë shumë gola nën udhëheqjen time

Trajneri i Totenhemit, Zhoze Muronjo, iu përgjigj legjendës së Arsenalit, Pol Merson, sipas të cilit sulmuesi Hari Kejn nuk po shënon shumë gola nën udhëheqjen e "të posaçmit" për shkak të stilit të tij të lojës.

Londër, 22 qershor 2020 (MIA) – Trajneri i Totenhemit, Zhoze Muronjo, iu përgjigj legjendës së Arsenalit, Pol Merson, sipas të cilit sulmuesi Hari Kejn nuk po shënon shumë gola nën udhëheqjen e “të posaçmit” për shkak të stilit të tij të lojës.

Kapiteli i Anglisë ka shënuar 7 gola në 12 ndeshje prej se portugezi i ka ndërmarrë udhëheqjen e Totenhemit.

“Pol i dashur, kam respekt të madh për ty. Mendoj se Hari Kejn nuk ka problem për të shënuar gola për mua, veçanërisht kur është në formë dhe i freskët. Ky është mesazhi im deri tek njeriu, për të cilin kam respekt të madh. Unë kam trajnuar një lojtar që nuk është aq i keq. Ai tani luan për Juventusin. Ai ka luajtur për mua tre sezone dhe ka shënuar 168 gola (Kristiano Ronaldo në Real Madrid). Kjo është mesatarisht prej 56 golave për çdo sezon. Ka disa sulmues të cilët kanë luajtur nën udhëheqjen time dhe nuk janë të këqinj. Njëri prej tyre quhet Didie Drogba. Ai ka luajtur për mua katër sezone dhe ka shënuar 186 gola, mesatarisht nga 46 për sezon (për Çelsin). Kisha një me emrin Diego Milito. Ka luajtur një sezon me mua (në Inter në vitin 1009/10). Ai ka shënuar 30 gola dhe fitoi tre trofe. Kisha një lojtar tjetër për një sezon e gjysmë. Djalë i lartë,  Zlatan Ibrahimoviq (gjithashtu në Inter). Për një sezon e gjysmë, ai ka shënuar 58 gola ose 29 në mesatare”, tha Murinjo në konferencën e tij për shtyp para derbit të nesërm të qytetit kundër Uest Hemit. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close