0_Sport,PortalFutboll

Murinjo i përfshirë në skandal të ri?

Emri i Zhoze Murinjos shumë lehtë mund të konsiderohet si sinonim për skandal.

Londër, 23 janar 2020 (MIA) – Emri i Zhoze Murinjos shumë lehtë mund të konsiderohet si sinonim për skandal.

Para dy ditësh në shtypin anglez u shfaqën lajme se “I posaçmi” tanimë ka arritur të hyjë në konfliktin e tij të parë në Totenhem. Ai ka qenë mbrojtësi Dani Rouz, i cili ka kërkuar sqarim pse nuk ka luajtur në ndeshjen kundër Uatfordit (0:0).

Sipas portugezit, futbollisti 29 vjeçar ka pasur lëndim në shpinë, por vetë Rouz pohon se është tërësisht i shëruar. Të dy kanë shkëmbyer replika me tonë të lartë, por kapiteni i Totenhemit, Ugo Loris, ka mohuar që kjo është e vërtetë.

“Atmosfera është e shkëlqyeshme. Mund të pohoj se të gjithë lojtarët janë të gatshëm të luftojnë për menaxherin dhe trajnerin deri në fund”, deklaroi reprezentuesi francez.

Son Hjun-Min, gjithashtu, mohoi se ka pasur skandal.

“Të gjithë jemi të lumtur. Puna shkon mirë”, u shpreh sulmuesi.

Pas 24 xhirove të luajtura në Premier Ligë, Totenhemi është në vendin e 6-të me 34 pikë. bs/

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close