0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Murinjo e shënoi fitoren e 200-të në Premier Ligë

Eksperti portugez i futbollit Zhoze Murinjo mbrëmë e festoi jubileun. Ai i udhëhoqi Totenhemin deri në triumf mbi Evertonin (1:0) në ndeshjen e xhiros së 33-të të Premier Ligës. Për Murinjon kjo ishte fitorja e 200 në ligën elite angleze. 

Londër, 7 korrik 2020 (MIA) – Eksperti portugez i futbollit Zhoze Murinjo mbrëmë e festoi jubileun. Ai i udhëhoqi Totenhemin deri në triumf mbi Evertonin (1:0) në ndeshjen e xhiros së 33-të të Premier Ligës. Për Murinjon kjo ishte fitorja e 200 në ligën elite angleze.

Që ta bëjë këtë, i janë nevojitur 326 ndeshje. Vetëm Aleks Fergusoni (322 ndeshje), ka mbërritur 200 fitore në Premier Ligë më shpejt se ai.

Murinjo u gjet në vendin e pestë sipas numrit të fitoreve në Premier Ligë. Para tij janë Fergusoni (528), Arsen Vengeri (476), Hari Rednali (236) dhe Dejvid Mojsi (207).

Sa për përkujtim, portugezi paraprakisht në Angli ishte trajner i Çellzit dhe i Mançester Junajtedit. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close