0_Sport,PortalFutboll

Murinjo: Besoj se Totenhemi nuk do të jetë klubi im i vetëm pa trofe

Trajneri i Totenhemit Zhoze Murinjo konsideron se ekipi i tij është në gjendje ta kalojë Lajpcig në një të tetën e finales në Ligën e Kampionëve dhe se të do të fitojë të paktën një trofe me ekipin londinez.

Londër, 10 mars 2020 (MIA) – Trajneri i Totenhemit Zhoze Murinjo konsideron se ekipi i tij është në gjendje ta kalojë Lajpcig në një të tetën e finales në Ligën e Kampionëve dhe se të do të fitojë të paktën një trofe me ekipin londinez.

Në ndeshjen e parë në fushën vendase, Spars humbën nga skuadra gjermane me rezultat 0:1.

“Do të përpiqemi, nuk kemi asgjë për të humbur. Komponenti psikologjik do të jetë shumë i rëndësishëm. Ne duhet të jemi të bashkuar. Besoj tek lojtarët e mi dhe mendoj se mund të fitojmë. Kemi humbur në ndeshjen e parë, por ka ndeshje kthuese. Ne jemi pozitivë. Totenhem nuk do të jetë klubi im i vetëm në të cilin nuk do të fitoj trofe. Unë kam fituar me të gjitha ekipet e mia të mëparshme. Besoj se do të arrijë deri tek trofeu me Totenhemin”, deklaroi Murinjo.

Ndeshja Lajpcig-Totenhem do të luhet sot me fillim në ora 21: 00. bs/

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close