0_Maqedoni.PortalPolitikëShoqëri

Murati u takua me Bazdnikin, biseduan për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave

Realizimi i rolit të Gjykatës kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbrojtja e lirive dhe të drejtave, sfidat me të cilat përballet kjo gjykatë dhe aktivitetet të cilat po ndërmerren për tejkalimin e tyre ishin tema diskutimi mes kryetarit të Gjykatës kushtetuese, Sali Murati dhe Ambasadorit të Federatës ruse në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sergej Bazdnikin.

Shkup, 25 shkurt 2020 (MIA) – Realizimi i rolit të Gjykatës kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbrojtja e lirive dhe të drejtave, sfidat me të cilat përballet kjo gjykatë dhe aktivitetet të cilat po ndërmerren për tejkalimin e tyre ishin tema diskutimi mes kryetarit të Gjykatës kushtetuese, Sali Murati dhe Ambasadorit të Federatës ruse në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sergej Bazdnikin.

Kryetari Murati, me këtë rast e njoftoi ambasadorin Bazdnikin me zgjidhjet e përmbajtura në Projekt-propozim ligjin për Gjykatën kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së veriut, përmes të cilave do të garantohej pavarësia buxhetore, administrative dhe funksionale e Gjykatës.

“U theksua se është posaçërisht me rëndësi avancimi i mëtutjeshëm i mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut dhe qytetarit nga ana e Gjykatës, e cila për momentin përfshin mbrojtje të një numri të vogël të lirive dhe të drejtave, përmes vendosjes së instrumentit ankesë kushtetuese”, informojnë nga Gjykata kushtetuese.

Me atë rast, siç thuhet në kumtesën e Gjykatës kushtetuese, kryetari Murati e njoftoi ambasadorin Bazdnikin për mbështetjen për këtë ide të marrë nga ana e kryetarit të Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut, Linos-Aleksandre Sicilianos.

Ambasadori rus, kryetarit të Gjykatës Murati, me këtë rast i dorëzoi ftesë nga ministri i Drejtësisë i Federatës ruse, Aleksandar Konovalov për pjesëmarrje në Forumin e dhjetë juridik ndërkombëtar, që duhet të mbahet në Sankt petersburg të Rusisë, në maj të këtij viti, që ishte pranuar me kënaqësi.

Njëherit, në suaza të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes dy gjykatave kushtetuese në të kaluarën, kryetari i Gjykatës, Sali Murati, tregoi gatishmëri për ripërtëritje të bashkëpunimit bilateral me ç’rast i bëri ftesë kryetarit të Gjykatës kushtetuese të Federatës ruse, Valerij D. Zorkin për vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Nga ana e ambasadorit të Federatës ruse, u shpreh gatishmëri dhe mbështetje e plotë për aktivitetet me të cilat ishte njoftuar. ab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close