BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Mun: Është i nevojshëm edhe një takim Tramp – Kim

Presidenti i Koresë së Jugut, Mun Xhae-in sot deklaroi se është i nevojshëm edhe një takim mes presidentit amerikan Donald Tramp dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Xhong-un para zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Seul, 1 korrik 2020 (MIA) – Presidenti i Koresë së Jugut, Mun Xhae-in sot deklaroi se është i nevojshëm edhe një takim mes presidentit amerikan Donald Tramp dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Xhong-un para zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

“Edhe një samit Tramp-Kim do të ndihmonte që të vazhdojnë negociatat për programin bërthamor verikorean”, thekson Mun në video takimin me kryetarin e Këshillit të Evropës Sharl Mishel.

Pas takimit të tretë të pasuksesshëm mes Trampit dhe Kimit më 30 qershor të vitit 2019, Pheniani kumtoi se mossuksesi ka të bëjë me “qëndrimin dhe sjelljen e vjetër amerikane”. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close