0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeShoqëriVideo deklaratë

Muhamed Zekiri dhe familja e tij të hospitalizuar, por janë në gjendje të mirë shëndetësore

Deputeti dhe zëvendëskryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri, bashkëshortja dhe vajza e tij janë hospitalizuar në spital dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Kanë formë stabile të sëmundjes vetëm me temperaturë të lartë, tha sonte në konferencën për media ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Shkup, 3 qershor 2020 (MIA) – Deputeti dhe zëvendëskryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri, bashkëshortja dhe vajza e tij janë hospitalizuar në spital dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Kanë formë stabile të sëmundjes vetëm me temperaturë të lartë, tha sonte në konferencën për media ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve si është gjendja shëndetësore e personaliteteve publike të cilët ishin në kontakt me Zekirin dhe si është gjendja e tij dhe familjes së tij, Filipçe tha se nuk ka njohuri për të hospitalizuar të tjerë, përveç Zekirit.

“Po testohen njerëzit në këtë grup, këtë klaster. Një pjesë e rezultateve ishin të gatshme, një pjesë e këtyre kontakteve të cilat Qendra e Shëndetit Publik i identifikoi, jo vetëm për të, por për të gjitha familjet tjera, katër-pesë në atë komunë, janë pjesërisht të gatshme, ndërsa një pjesë do të jenë të gatshme sot dhe me këtë do të rrumbullaksohen tre të katërtat e këtij klasteri në këtë komunë”, deklaroi Filipçe. sn/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close