BotëBotë.Portal

Mubarak u varros me nderime ushtarake dhe shtetërore

Ish-presidenti egjiptian, Hosni Mubarak sot është varrosur me nderime ushtarake dhe shtetërore.

Kajro, 26 shkurt 2020 (MIA) – Ish-presidenti egjiptian, Hosni Mubarak sot është varrosur me nderime ushtarake dhe shtetërore.

Karvani mortor u kryesua nga presidenti aktual i Egjiptit, Abdel Fatah al Sisi, i cili shoqërohej nga kreu shtetëror egjiptian dhe përfaqësues të vendeve arabe.

Mubarak vdiq dje në spital, ku ndodhej disa javë pas operacionit.

Opinioni egjiptian është i ndarë rreth rëndësisë së rolit historik të Mubarakut, i cili ishte në pushtet prej vitit 1981 deri në vitin 2011. Ai konsiderohet si një nga viktimat e para politike të Pranverës arabe, lëvizje revolucionare që në vitin 2011 e kaploi tërë rajonin.

Mubarak, pasi që ishte rrëzuar nga pushteti, u dënua me burg të përjetshëm për shkak të komplotit dhe vrasjes së 239 demonstruesve, ndërsa në vitin 2015 sërish u akuzua se së bashku me djemtë e tij ka keqpërdorur para shtetërore për ta rritur pasurinë e tij personale.

Mubarak në burg dhe në spitale ushtarake kaloi disa vite, deri në vitin 2017 kur u lirua.

Në Egjipt janë shpallur tre ditë zie. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close