Politikë

MSHIA: Respektohen procedurat për organizim të brendshëm dhe sistematizim të vendeve të punës

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, duke i zbatuar kompetencat e saj që dalin nga LNA  dhe LPSP bën llogari për respektimin e procedurave për miratimin e akteve për organizim të brendshëm dhe sistematizim të vendeve të punës, si dhe miratimin e planeve vjetore për punësim, theksohet në reagimin e MSHIA në konferencën për shtyp të zëvendësministres plotësuese Nevena Stamenkovska Stojkovski.

Shkup, 27 janar 2020 (MIA) – Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, duke i zbatuar kompetencat e saj që dalin nga LNA  dhe LPSP bën llogari për respektimin e procedurave për miratimin e akteve për organizim të brendshëm dhe sistematizim të vendeve të punës, si dhe miratimin e planeve vjetore për punësim, theksohet në reagimin e MSHIA në konferencën për shtyp të zëvendësministres plotësuese Nevena Stamenkovska Stojkovski.

Në reagim sqarohet se lidhur me aktet për organizim të brendshëm dhe sistematizim, gjithmonë bëhet kujdes nëse ka shmangie në numrin e vendeve të punës lidhur me përkufizimet e përcaktuara ligjore, e njëjta të bëhet në bazë të analizës së brendshme funksionale edhe të miratuar nga ana e Ministrisë së Financave, të bazuar mbi fakte.

“Sa i përket planeve vjetore, shtojnë, obligim ligjor i MSHIA është të kontrollojë nëse të gjitha hapat në procedurë janë në pajtim me Ligjin për të punësuar në sektorin publik dhe Metodologjinë për miratimin e planit vjetor janë respektuar, pa hyrë në përmbajtje  e planit, që është e drejtë fillestare e personave udhëheqës të institucioneve, gjegjësisht në nevojat për punësime të reja apo avancime, të bazuara në prioritetet strategjike dhe mundësitë e buxhetit.

Back to top button
Close
Close