0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeShoqëri

MSH: Mjekët amë kanë marrë pajisje mbrojtëse, çdo i mjek i diplomuar me licencë fillon me praktikë e cila paguhet çdo muaj

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se është e befasuar nga protesta e sotme e mjekëve amë dhe shkaqet të cilat theksohen për të njëjtën, gjegjësisht gjoja raport injorues të pushtetit dhe gjoja mosekzistim të mbështetjes nga sistemi për mjekët amë, nga fillimi i pandemisë e deri më sot. 

Shkup, 14 korrik 2020 (MIA) – Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se është e befasuar nga protesta e sotme e mjekëve amë dhe shkaqet të cilat theksohen për të njëjtën, gjegjësisht gjoja raport injorues të pushtetit dhe gjoja mosekzistim të mbështetjes nga sistemi për mjekët amë, nga fillimi i pandemisë e deri më sot.

Mjekët amë nga dita e parë e epidemisë kanë marrë pajisje shëndetësore mbrojtëse edhe krahas kësaj që Ministria nuk ka kurrfarë obligimi t’i furnizojë me të njëjtat. Ministria u ka dhuruar mjekëve amë maska kirurgjikale dhe maska mbrojtëse kanavacë. Mjekët amë janë institucione shëndetësore private, ndërsa furnizimet janë obligim i vetë institucionit.   Algoritmi i përgatitur me qëllim që ta lehtësojë punën e mjekëve amë dhe të sigurojë qasje të unifikuar. I njëjti absolutisht nuk e komprometon ekspertizën  e mjekëve amë, të cilët që nga fillimi janë plotësisht të përfshirë në sistemin e diagnostikimit, ndjekjes dhe trajtimit të pacientëve me Kovid-19, theksojnë nga Ministria.

Lidhur me sigurimin e ndihmës nga kolegë të rinj, theksojnë nga Ministria, në pajtim me ndryshimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore nga janari i vitit të kaluar, çdo doktor i diplomuar i mjekësisë i cili ka marrë licencë menjëherë fillon me praktikë gjashtëmujore e cila për herë të parë i paguhet me 30.000 denarë në muaj.

Lidhur me pikën e fundit për ndalimin e reformave të cilat gjoja zbatohen në mes të pandemisë, nga Ministria e Shëndetësisë potencojnë se reforma nuk fillin nga 1 korriku 2002, por për të njëjtën punohet nga fundi i vitit 2018, ndërsa është diskutuar shumë herë para përfaqësuesve të të gjitha shoqatave të mjekëve nga mbrojtja shëndetësore primare.

Për përkujtim, vitin e kaluar për 15 për qind është rritur pika e  kapitacionit të mjekëve amë nga praktika e përgjithshme, pediatria, gjinekologjia dhe stomatologjia, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë. ar/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close