0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderShoqëri

MSH me urdhër për zbatim të vetëizolimit të detyrueshëm për qyterarët të cilët udhëtuan nga vendet me rrezik të mesëm dhe të lartë

Ministria e Shëndetësisë solli urdhër për zbatimin e vetëizolimit të detyrueshëm për secilin shtetas të Maqedonisë së Veriut i cili hyn në vendkalimet kufitare, ndërkaq udhëton nga vendet me rrezik të mesëm dhe të lartë të konstatuara në Listën e Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH).

Shkup, 16 mars 2020 (MIA) – Ministria e Shëndetësisë solli urdhër për zbatimin e vetëizolimit të detyrueshëm për secilin shtetas të Maqedonisë së Veriut i cili hyn në vendkalimet kufitare, ndërkaq udhëton nga vendet me rrezik të mesëm dhe të lartë të konstatuara në Listën e Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH).

“Në bazë të dispozitave ligjore dhe detyrimeve për konstatim të masave për parandalim të paraqitjes, futjes, zbulimit të hershëm, parandalimit të përhapjes dhe asgjësimit të koronavirusit Kovid-19, ndërkaq për shkak të mbrojtjes së popullatës nga  i njejti, jepet urdhër për zbatim të vetëizolimit të detyrueshëm për secilin shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut i cili hyn në shtet nga vendkalimet kufitare, ndërkaq udhëton vendet me rrezik të mesëm dhe të lartë të konstatuara me Listën e OBSH-së në ditën në të cilin udhëtari hyn në shtet”, qëndron në kumtesën e publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Urdhri për zbatim të vetëizolimit të detyrueshëm, siç theksojnë nga Ministria, secili shtetas i Maqedonisë së Veriut e konfirmon me dhënie të deklaratës me shkrim nën përgjegjësi të plotë morale, materiale dhe penale të cilën e nënshkruan në vendkalimin kufitar.

“Mosrespektimi i këtij urdhri dhe moszbatimi i vetëizolimit të detyrueshëm tërheqë përgjegjësi”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në listën të cilën Ministria e Shëndetësisë sot, përfundimisht me ditën e djeshme e publikoi në ueb faqen e vet, Kina, Italia, Irani, Koreja e Jugut, Spanja, Franca, Gjermania, SHBA-ja, Zvicra dhe Britania e Madhe janë vende me nivel të lartë të rrezikut.

Vende me nivel të mesëm të rrezikut janë Holanda, Suedia, Norvegjia, Danimarka, Austria, Japonia, Belgjika, Katari, Australia, Kanadaja, Malejzia, Greqia, Çekia, Singapori, Bahrejni, Finlanda, Izraeli, Sllovenia, Islanda, Irlanda, Rumania, Brazili, Indonezia, Kuvajti, Portugalia, Polonia, Filipinet, India, Arabia Saudite, Egjipti, Iraku, Libani, San Marino, Emiratet e Bashkuara Arabe, Estonia, Tajlanda, Kili dhe Vietnami.

Maqedonia e Veriut është në mesin e vendeve të cilat janë në nivel të ulët të rrezikut. ab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close