0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

MSH: Dyzetë për qind më shumë persona të shëruar për një javë

Instituti për shëndet publik sot e publikoi raportin javor për periudhën nga 6 deri më 12 korrik, që tregon rritje të konsiderueshme të numrit të personave të shëruar, ndërsa ulje të numrit të viktimave në krahasim me javën paraprake, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Shkup, 14 korrik 2020 (MIA) – Instituti për shëndet publik sot e publikoi raportin javor për periudhën nga 6 deri më 12 korrik, që tregon rritje të konsiderueshme të numrit të personave të shëruar, ndërsa ulje të numrit të viktimave në krahasim me javën paraprake, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në periudhën nga 6 deri më 12 korrik është regjistruar numër rekord i personave të shëruar – 1.017 të cilët ishin të hospitalizuar ose në mjekim shtëpiak, që është për 404 persona ose 40 për qind më shumë se java paraprake e raportimit (29 qershor – 5 korrik).

Tre javët e fundit numri i personave të shëruar për rreth 40 për qind në nivel javor, që është indikator i rëndësishëm dhe pozitiv i cili ndikon në uljen e numrit të rasteve aktive.

Në periudhën e dhënë janë bërë gjithsej 9.995 testime (1.573 më shumë nga periudha 29 qershor -5 korrik) dhe janë regjistruar 1.073 raste pozitive të Kovid-19, që është për 156 raste më shumë se java paraprake. Nëse krahasojmë, përqindja e rasteve pozitive nga rastet e testuara pak është zvogëluar, 10,7 për qind pozitivë nga të testuarit për periudhën nga 6 deri në 12 korrik, kundrejt 10,9 për qind për javën paraprake. Në katër javët e fundit përqindja e rasteve pozitive nga të testuarit në nivel javor shënon ulje.

Të infektuar të rinj janë regjistruar në 26 qytete, me ç’rast përqindje më të madhe të të infektuarve të rin ka në Shkup (42,3 për qind) dhe në Tetovë (8,9 për qind). Në 16 qytete në vend, për periudhën e njëjtë, numri i rasteve të reja të konfirmuara është në 20.

Nga të infektuarit e rinj në këtë periudhë përqindje më të madhe janë personat mbi moshën 60 vjeçare 22,8 për qind, numër më i madh i të infektuarve të rinj është regjistruar tek personat e moshës prej 30 deri në 39 vjeçare – 20,1 për qind, më pas tek personat prej 50 deri në 59 vjeç – 19,3 për qind dhe prej 40 deri në 49 vjet – 18,8 për qind. Numër më të vogël të personave të rinj të infektuar ka tek fëmijët edhe atë të moshës deri në nëntë vjet – 3,7 për qind dhe prej 10 deri në 19 vjet – 3,3 për qind nga numri i përgjithshëm i të infektuarve të rinj.

Nga rastet të cilat janë hetuar në mënyrë epidemiologjike, janë hospitalizuar 114 persona ose 11,5 për qind, që paraqet ulje për dy për qind në krahasim me javën paraprake të raportimit, ndërsa tek 270 persona ose tek 27,2 për qind është regjistruar prania e komorbiditetit, që është për dy për qind më shumë nga java paraprake.

Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve të rinj të hetuar në mënyrë epidemiologjike 42,6 për qind kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar të Kovid-19, ndërsa 22 persona kanë pasur histori për udhëtim jashtë vendit në 14 ditët e fundit.

Në periudhën nga 6 deri më 12 korrik, janë regjistruar 36 raste të vdekjes, që është 10 më pak raste të vdekjes nga periudha paraprake. Pjesa më e madhe e rasteve janë persona mbi 60 vjet, 69,4 për qind. 35 për qind e rasteve janë viktima në kushte spitalore, ndërsa një jashtë spitalor. Tek 29 viktima  (80,6 për qind) janë regjistruar komorbiditete paraprake. Në tre javët e fundit në mënyrë konstante zvogëlohet numri i viktimave nga Kovid-19.

Më 12 korrik, sipas raporteve nga SPQ “8 Shtatori”, spitali në Kozle, spitalet klinike në Manastir dhe Shtip, spitalet e përgjithshme në Prilep, Kumanovë, Veles, Strumicë dhe Gostivar, janë hospoitalizuar 350 persona pozitivë me Kovid-19, nga të cilët 118 janë në mbështetje me oksigjen, ndërsa katër në ventilim mekanik, qëndron në kumtesën nga Ministria e Shëndetësisë. fb/

Back to top button
Close
Close