0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeShoqëri

MPB: 104 persona nuk e kanë respektuar orën policore, 76 janë arrestuar

Gjatë 24 orëve të fundit në nivel të tërë shtetit 104 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, ne ç'rast 76 persona janë arrestuar, ndërsa për të tjerët janë ndërmarrë të dhëna dhe do të vijojnë masa përkatëse.

Shkup, 25 maj 2020 (MIA) – Gjatë 24 orëve të fundit në nivel të tërë shtetit 104 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, ne ç’rast 76 persona janë arrestuar, ndërsa për të tjerët janë ndërmarrë të dhëna dhe do të vijojnë masa përkatëse.

Në kumtesën e publikuar në ueb faqen e MPB-së theksohet se lidhur me masën për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, janë regjistruar 82 kundërvajtëse. Për 24 orët e fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, 29 personave u janë shqiptuar vendime për izolim dhe 13 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.

Nga ana e nëpunësve policorë janë kryer kontrolle tek personat në izolim dhe vetizolim dhe është evidentuar një person i cili nuk e ka respektuar masën për izolim. fb/

Back to top button
Close
Close