Parashkimi i motit

Moti me vranësira të ndryshueshme dhe kushte për shi lokal

Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesët perëndimore dhe veriore me kushte për shi lokal. Do të fryjë erë mesatare në drejtim veriperëndimor

Shkup, 11 shkurt 2020 (MIA) – Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesët perëndimore dhe veriore me kushte për shi lokal. Do të fryjë erë mesatare në drejtim veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në zero, ndërsa ajo e ditës prej minus gjashtë deri në 18 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë mesatare në drejtim veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në zero gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 14 gradë Celsius.

Vijon periudhë e motit me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, ndërsa vetëm në viset më të larta do të ketë dëborë. Më shumë reshje do të ketë të premten, kur reshje dëbore janë të mundshme edhe në vendet më të larta.

Back to top button
Close
Close