0_Web_AktualeParashkimi i motitShoqëri

Moti me diell dhe i ngrohët deri në 38 gradë

Moti në vend do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimorë.

Shkup, 28 qershor 2020 (MIA) – Moti në vend do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimorë.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 12 deri 20 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës nga 30 deri në 38 gradë Celsius.

UV-indeksi do të jetë 9.

Në Shkup mot me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 17, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 35 gradë Celsius.

Deri në mesin e javës tjetër, moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me temperatura të ditës, të cilat gjithkund do të jenë mbi 30 gradë Ceslius. Në pjesën e dytë të mesit së javës tjetër, në orët e pasdites, moti do të jetë me shi lokal dhe bubullima, ndërsa temperatura e ditës do të bie për disa gradë. bs/mb/

Back to top button
Close
Close