0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeShoqëri

Mot me vranësira të ndryshueshme me të reshura të kohëpaskohshme të shiut

Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa nëpër male dhe vendet më të larta reshjet do të jenë të borës. Pasdite reshjet do të ndalen. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor, më e theksuar përgjatë Vardarit.

Shkup, 10 mars 2020 (MIA) – Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa nëpër male dhe vendet më të larta reshjet do të jenë të borës. Pasdite reshjet do të ndalen. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor, më e theksuar përgjatë Vardarit.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri në shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës prej katër deri në 13 gradë Celsius.

Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në pesë gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës deri në nëntë gradë. bsh/

Back to top button
Close
Close