0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeShoqëri

Mot me vranësira me shi dhe erë, kushte lokale për breshër

Moti në vend në mëngjes do të jetë kohë pas kohe me shi ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira të përkohshme me erë të përforcuar jugore. Vende – vende do të mbajë mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe kushte për breshër.

Shkup, 6 qershor 2020 (MIA) – Moti në vend në mëngjes do të jetë kohë pas kohe me shi ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira të përkohshme me erë të përforcuar jugore. Vende – vende do të mbajë mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe kushte për breshër.

Temperatura minimale do të jetë në interval nga 9 deri në 16, ndërsa ajo maksimale nga 19 deri në 24 gradë. UV = 6

Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme me erë të përkohshme jugore. Gjatë ditës, do të ketë kushte për jostabilitet i shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima.

Temperatura minimale do të jetë 13 ndërsa maksimale do të arrijë në 24 gradë Celsius.

Do të pasojë periudhë në të cilën në mëngjes do të ketë vranësira mesatare me periudha dielli, dhe pasdite do të ketë paqëndrueshmëri lokale me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të fortë. Të hënën dhe të mërkurën, kushtet për shi dhe paqëndrueshmëri do të ulen.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close