Parashkimi i motit

Mot me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut

Moti do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut, nëpër male borë. Reshje më të mëdha do të ketë në pjesët jugore. Do të fryej erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor.

Shkup, 27 mars 2020 (MIA) – Moti do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut, nëpër male borë. Reshje më të mëdha do të ketë në pjesët jugore. Do të fryej erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri në gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës prej dy deri në 11 gradë Celsius.

Në Shkup mot kryesisht me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, nëpër male borë. Do të fryejë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verilindor.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në tre gradë, ndërsa ajo e ditës deri në tetë gradë.

Të shtunën do të mbizotërojë mot kryesisht me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut, nëpër male borë. Reshje më të mëdha do të ketë në pjesët jugore. Të dielën dhe të hënën mot kryesisht stabil me rritje të temperaturave ditore.

Back to top button
Close
Close