Parashkimi i motit

Mot me vranësira dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme të borës

Moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme të borës, posaçërisht në pjesët lindore. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor.

Shkup, 24 mars 2020 (MIA) – Moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme të borës, posaçërisht në pjesët lindore. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në minus shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës do të lëvizë prej minus një deri në gjashtë gradë Celsius.

Në Shkup mot kryesisht me vranësira dhe më i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme të borës posaçërisht në pjesët lindore. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në minus një, ndërsa ajo e ditës deri në dy gradë Celsius.

Të mërkurën do të mbizotërojë mot me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të borës. Reshje më të mëdha do të ketë në pjesët lindore  të vendit, ku pritet formim i shtresës së dëborës dhe mbi 20 centimetra. Në rajonet e tjera është e mundur të ketë shtresë më të vogël të dëborës, kryesisht rreth pesë centimetra, përveç në male ku do të jetë më e madhe. Pastaj deri të shtunën moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme për shkak ngrohjes së motit reshjet do të jenë të shiut.

Back to top button
Close
Close