0_Infopako.Portal0_Web_AktualeParashkimi i motit

Mot me diell me vranësira mesatare dhe mjegull nëpër fushëgropa

Nëpër fushëgropa dhe përgjatë Vardarit  sot do të jetë me  mjegull dhe me vranësira të vogla, ndërsa në  pjesët tjera  me diell dhe vranësira të vogla. Në pjesët juglindore do të fryjë erë e dobët deri më mesatare nga drejtimi juglindor.

Shkup, 18 janar 2020 (MIA) – Nëpër fushëgropa dhe përgjatë Vardarit  sot do të jetë me  mjegull dhe me vranësira të vogla, ndërsa në  pjesët tjera  me diell dhe vranësira të vogla. Në pjesët juglindore do të fryjë erë e dobët deri më mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperatura  maksimale do të jetë në interval prej 0 deri në 9 gradë Celsius.

Në Shkup me mjegull me temperaturë maksimale deri në 4 gradë Celsius.

Në mëngjes  temperaturë më e ulët  prej -8 është matur në Berovë, -7 në Mavrovë, -5 në Prilep, Kriva Pallankë dhe Vinicë, -4 në Tetovë, Manastir, Shtip, Strumicë, Pretor dhe Dibër, -3 në Ohër, Kumanovë, Gjevgjeli dhe Lazaropole, -2 në Shkup dhe Krushevë, -1 në Demir Kapi dhe 1 gradë Celsius në Dojran.

Shtresa e dëborës në Mavrovë në mëngjes ka arritur 13 centimetra, ndërsa në Krushevë dhe Kodrën e Diellit nga pesë centimetra. sa/

Back to top button
Close
Close