0_Infopako.Portal0_Web_AktualeParashkimi i motit

Mot me diell me vranësira mesatare dhe më i ngrohtë, me erë të lehtë deri mesatare jugore

- Moti sot do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe më i ngrohtë gjatë ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.

Shkup, 1 mars 2020 (MIA) – Moti sot do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe më i ngrohtë gjatë ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 11 deri në 17 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe erë të lehtë jugore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 14 gradë.

Temperaturat minimale të matura sot në mëngjes lëvizën prej minus gjashtë në Berovë, minus katër në Petrovec, Kriva Pallankë dhe Strumicë, minus tre në Tetovë, Mavrovë, Manastir, Prilep dhe Gjevgjeli, minus dy në Shkup, Ohër, Pretor, Demi Kapi, Dibër dhe Kumanovë, minus një në Krushevë, zero në Shtip dhe dy gradë në Dojran.

Në tre ditët e ardhshme do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe mot të ngrohtë me reshje të përkohshme të shiut dhe me erë mesatare deri e përforcuar erë jugore. Temperaturat minimale do të lëvizin prej një deri në nëntë, ndërsa maksimalet prej 11 deri në 19 gradë.

 

Back to top button
Close
Close