Parashkimi i motit

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare veriore

Moti në vend do të jetë me diell me erë të dobët deri në mesatare veriore. Nëpër disa fushëgropa të caktuara paradite me paraqitjen e mjegullave.

Shkup, 16 janar 2020 (MIA) – Moti në vend do të jetë me diell me erë të dobët deri në mesatare veriore. Nëpër disa fushëgropa të caktuara paradite me paraqitjen e mjegullave.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në një gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës prej tre deri në 13 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me erë të dobët e deri në mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në minus dy ndërsa e ditës deri në gjashtë gradë Celsius.

Ditëve në vijim do të mbajë mot stabil, nëpër disa fushëgropa të caktuara me paraqitjen e mjegullave dhe vranësirave të ulëta, veçanërisht në orët e paradites dhe të mbrëmjes. Nesër do të fryjë erë e dobët deri në mesatare veriore, e cila do të kushtëzojë uljen e pjesshme të mjegullave.

Back to top button
Close
Close