0_Maqedoni.PortalParashkimi i motitServise informueseShoqëri

Mot me diell dhe rritje të temperaturave në ditët në vijim, për fundjavë mot jostabil

- Mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe rritje graduale të temperaturave ditore, paralajmërojnë meteorologët në ditët në vijim, ndërsa për fundjavë mot jostabil. 

Shkup, 14 korrik 2020 (MIA) – Mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe rritje graduale të temperaturave ditore, paralajmërojnë meteorologët në ditët në vijim, ndërsa për fundjavë mot jostabil.

Nga DPHM paralajmërojnë se në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut afatshkurtër.

Nesër temperatura do të rritet deri në 32 gradë, të enjten deri 34, të premten 33, gjatë fundjavës temperatura do të lëviz prej 24 deri 32 gradë.

Të premten kah fundi i ditës dhe gjatë fundjavës në disa vende moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. fc/

Back to top button
Close
Close