0_Web_AktualeParashkimi i motit

Mot me diell dhe me vranësira mesatare dhe me temperaturë deri 24 gradë

Shkup, 26 tetor 2020 (MIA) – Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare, në orët e mëngjesit me kushte për mjegull në lugina të ndara. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 10 gradë, ndërsa ajo maksimale do të ngjitet prej 17 deri në 24 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me kushte për mjegull të dobët në mëngjes. Temperatura minimale do të ulet deri në 6 gradë, ndërsa ajo maksimale do të ngjitet deri në 20 gradë.

Gjatë ditëve në vijim do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm me paraqitjen e mjegullës së mëngjesit në lugina të ndara. Të mërkurën, kryesisht në pjesët jugore do të ketë reshje të përkohshme të shiut.

Back to top button
Close
Close