0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeParashkimi i motitShoqëri

Mot me diell dhe i ngrohtë deri 36 gradë, pasdite me të reshura të shiut

Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare veriore. Pasdite do të ketë paraqitje të izoluar të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 21, ndërsa ajo maksimale prej 28 deri 36 gradë. Indeksi UV do të arrijë 8.

Shkup, 13 gusht 2020 (MIA) – Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare veriore. Pasdite do të ketë paraqitje të izoluar të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 21, ndërsa ajo maksimale prej 28 deri 36 gradë. Indeksi UV do të arrijë 8.

Në Shkup, mot me diell dhe i ngrohtë  me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior.  Temperatura minimale do të bjerë deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 33 gradë.

Të premten do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa në orët e pasdites  do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave. Gjatë fundjavës moti i paqëndrueshëm do të jetë në disa vende, ndërsa lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të keq me reshje më të rrëmbyeshme, erë të përforcuar dhe kushte për paraqitjen e breshrit. Temperaturat ditore do të jenë në rënie. bsh/

Back to top button
Close
Close