0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeShoqëri

Mot me diell dhe i ngrohtë deri 19 gradë, nga e mërkura rënie e temperaturave

 Moti do të jetë me diell me vranësira mesatare. Pasdite  do të ketë rritje të vranësirave  dhe do të ketë reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior.

Shkup, 30 mars 2020 (MIA) – Moti do të jetë me diell me vranësira mesatare. Pasdite  do të ketë rritje të vranësirave  dhe do të ketë reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej  minus një deri pesë gradë Celsius, ndërsa e ditës do të lëvizë prej nëntë deri 19 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe më ngrohtë. Pasdite do të ketë rritje të vranësirave Do të fryjë erë e lehtë  nga drejtimi verior.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në dy gradë Celsius, ndërsa e ditës deri në 17 gradë Celsius.

Nga e marta vijon periudhë e motit me vranësira të ndryshueshme dhe me shi. Reshje të rrëmbyeshme priten të mërkurën  kur do të fryjë edhe erë e përforcuar veriore dhe do të ketë ftohje të dukshme, që sërish do të kushtëzojë  reshje të dëborës, madje edhe në disa vende  më të ulëta.

Back to top button
Close
Close