0_Infopako.PortalParashkimi i motitShoqëri

Mot i vranët, në disa vende me reshje të borës

Moti në mëngjes është i vranët me reshje të cilat në pjesët veriore të vendit kanë kaluar në borë, ndërsa në jug ende janë kryesisht të shiut. Gjatë natës kishte erë, ndërsa në mëngjes erë mesatare, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, informojnë nga DPHM.

Shkup, 23 mars 2020 (MIA) – Moti në mëngjes është i vranët me reshje të cilat në pjesët veriore të vendit kanë kaluar në borë, ndërsa në jug ende janë kryesisht të shiut. Gjatë natës kishte erë, ndërsa në mëngjes erë mesatare, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, informojnë nga DPHM.

Deri në orën 07:00 më shumë borë ka reshur në Mavrovë 11 centimetra, në Pozharan nëntë, në Lazaropole tetë, në Tetovë pesë, në Kriva Pallankë katër, në Kumanovë dhe në Gjuroshte tre dhe në Krushevë dhe Berovë dy centimetra.

Gjatë 24 orëve të fundit, më shumë shi ka reshur në Strumicë 18 litra në metër katrorë, Mavrovë 15, Berovë 13, Lazaropole 11, Kriva Pallankë 10, Tetovë dhe Dojran nëntë, Gjevgjeli tetë, Shtip dhe Demir Kapi katër, Krushevë tre, Kumanovë, Ohër dhe Pretor dy dhe Shkup dhe Manastir një litër në metër katrorë.

Më ftohtë ishte në Mavrovë ku janë matur -6 gradë, në Lazaropole dhe Krushevë -4, në Kriva Pallankë -2, ndërsa më ngrohtë në Pretor ku janë matur 4 gradë Celsius.

Moti do do të jetë me vranësira, i ftohtë dhe erë si dhe reshje kryesisht të dëborës. Reshje më të mëdha priten në pjesët lindore. do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit erë e përforcuar veriore. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 0 deri në 5 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i vranët me borë të kohëpaskohshme dhe me erë mesatare deri në të përforcuar veriore. Temperatura maksimale do të arrijë tre gradë. fb/

Back to top button
Close
Close