0_Infopako.Portal0_Web_AktualeParashkimi i motitServise informuese

Mot i ndryshueshëm me reshje të rrëmbyeshme të shiut në orët e pasdites

Moti sot në pjesën më të madhe të vendit do të jetë me diell dhe me vranësira të ndryshueshme me kushte për dukuri të reshjeve lokale, përderisa në pjesët jugore do të përqendrohet mot me diell. Në orët e pasdites,  posaçërisht në rajonet malore, moti do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe me bubullima, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit era do të përforcohet.

Shkup, 21 qershor 2020 (MIA) – Moti sot në pjesën më të madhe të vendit do të jetë me diell dhe me vranësira të ndryshueshme me kushte për dukuri të reshjeve lokale, përderisa në pjesët jugore do të përqendrohet mot me diell. Në orët e pasdites,  posaçërisht në rajonet malore, moti do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe me bubullima, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit era do të përforcohet.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 9 deri 19 gradë, ndërsa e ditës prej 18 deri 30 gradë Celsius.

Në Shkup paradite moti do të jetë me diell dhe me vranësira të matura, ndërsa pasdite jostabil dhe me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 15 gradë, ndërsa e ditës deri 29 gradë Celsius.

Prej nesër do të përqendrohet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabil, me dukuri të shpeshta të reshjeve të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar. Kushtet për destabilitet do të pakësohen nga mesi i javës.

Back to top button
Close
Close