0_Maqedoni.PortalShoqëri

Mot i ligë në Shkup

Një stuhi e fortë e goditi Shkupin këtë pasdite. Breshër me përmasat e një arre ka rënë në disa lagje, ndërsa janë përmbytur edhe rrugë.

Shkup, 4 gusht 2020 (MIA) – Një stuhi e fortë e goditi Shkupin këtë pasdite. Breshër me përmasat e një arre ka rënë në disa lagje, ndërsa janë përmbytur edhe rrugë.

Reshjet e shiut në pjesë të tjera të qytetit ishin me intensitet me të vogël.

DPHM më parë paralajmëroi se nën ndikimin e aktivitetit ciklonik moti nga nesër do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, i paqëndrueshëm dhe më freskët me shi të kohëpaskohshëm dhe bubullima. Lokalisht, proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive, veçanërisht nesër dhe pasnesër, kur pritet shi i rrëmbyeshëm (mbi 30 litra për metër katror), erëra të forta, shkarkime elektrike dhe paraqitje e izoluar e breshërit.

Pritet ulje e temperaturave deri në 28 gradë. ls/mb/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close