BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Monitor: Shteti Islamik i sulmoi forcat siriane në Homs

Në Sirinë Qendrore përsëri filluan luftërat pasi militantët e Shtetit Islamik i sulmuan forcat qeveritare në provincën Homs, kumtoi sot Qendra siriane për monitorimin e të drejtave të njeriut, njoftoi DPA.

Damask, 9 prill 2020 (MIA) – Në Sirinë Qendrore përsëri filluan luftërat pasi militantët e Shtetit Islamik i sulmuan forcat qeveritare në provincën Homs, kumtoi sot Qendra siriane për monitorimin e të drejtave të njeriut, njoftoi DPA.

Qendra, selia e të cilës është në Britaninë e Madhe, kumtoi se luftërat midis dy palëve ndërluftuese akoma janë duke vazhduar në afërsi të fshatit al-Suhnah, në lindje të Homsit.

Sulmi i detyroi aeroplanët rusë të luftës t’i sulmonin pozicionet e Shtetit Islamik në atë zonë, kumtoi qendra, duke shtuar se në përleshjet deri më tani kanë vdekur 18 pjesëtarë të forcave qeveritare dhe aleatët e tyre, si dhe 11 anëtarë të Shtetit Islamik.

Themeluesi i qendrës, Rami Abdel Rahman , për DPA-në tha se militantët e Shtetit Islamik e kishin fituar kontrollin e pjesëve të al-Suhnah.

Shteti Islamik është ende i pranishëm në disa zona të shkreta të Homsit, megjithëse Forcat Demokratike kurde siriane (SDF) të cilat janë të mbështetura nga SHBA-ja, vitin e kaluar publikuan fitore ndaj grupit ekstremist, pasi e pushtuan fortesën e tyre të fundit në lindje të Sirisë, raportoi DPA. ls/shk/

Back to top button
Close
Close