BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Mongolia deri më 30 mars i ka mbyllur shkollat për shkak të rrezikut nga koronavirusi

Mongolia deri më 30 mars i ka mbyllur të gjitha shkollat në mënyre që ta parandalojë përhapjen e koronavirusit në vend, kumtoi sot qeveria, njoftuan mediat britanike.

Ulan Bator, 19 shkurt 2020 (MIA) – Mongolia deri më 30 mars i ka mbyllur të gjitha shkollat në mënyre që ta parandalojë përhapjen e koronavirusit në vend, kumtoi sot qeveria, njoftuan mediat britanike.

Virusi, i cili është i ngjashëm me gripin, te fqinji i tyre jugor – Kina, tashmë e shkaktoi vdekjen e më shumë se 2.000 personave, shtojnë mediat britanike.

Edhe pse në Mongoli deri më tani nuk është paraqitur asnjë rast i koronavirusit, vendi e mbylli kufirin dhe refuzon hyrjen e çdokujt që udhëton nga Kina. Në vend akoma janë 336 kinezë të cilët dëshirojnë të kthehen në shtëpitë e tyre, theksuan mbrëmë autoritetet e Mongolisë.

Për shkak të epidemisë te fqinjët, e cila nuk e ngadalëson ritmin, institutet arsimore në Mongoli, nga kopshtet deri tek universitetet, do të qëndrojnë të mbyllura deri në fund të muajit të ardhshëm, kumtoi qeveria, transmetojnë mediat britanike. ls/shk/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close