BallkanBallkan.Portal

Moisiu e këshillon Metën të mos mbajë anë

Ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu ka folur për zgjidhjen e krizës politike dhe e ka këshilluar presidentin aktual Ilir Meta të mos bëhet palë, por të debatojë dhe të kërkojë respektimin e Kushtetutës.

Tiranë, 16 shkurt 2020 (MIA) – Ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu ka folur për zgjidhjen e krizës politike dhe e ka këshilluar presidentin aktual Ilir Meta të mos bëhet palë, por të debatojë dhe të kërkojë respektimin e Kushtetutës.

Kur tensionet mes kreut të shtetit dhe qeverisë janë rritur, Moisiu, tashmë 90 vjeç, vendos të japë mesazhin e tij.

“Përfaqësojnë unitetin e kombit dhe unitetin e kombit nuk mund ta përfaqësosh nëse bëhesh palë ose merr pjesë në debatet e ndryshme politike. Presidenti bën debate kushtetuese për mbrojtjen e kushtetutës dhe interesave të vendit. Unë u përpoqa të jep një shembull, të cilin e ndjek sipas eksperiencës”, tha Moisiu.

Moisiu është nderuar edhe me titullin “Nderi i Qarkut të Tiranës”, një çmim që e ka marrë ne ceremoninë e zhvilluar në qytetin e Kavajës, kua ai ka kaluar një pjesë të fëmijërisë.

Alfred Moisiu ka qenë presidenti i parë konsesual, i cili ishte në krye të shtetit gjatë viteve 2002-2007. Është mik i madh i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe marrëdhënie veçanërisht të mira ka pasure me presidentin e ndjerë Boris Trajkovski. mb/

Back to top button
Close
Close