EvropëEvropë.Portal

Mogerini: Sulm i ri i Rusisë për sovranitetin ukrainas

- Dekreti i presidentit rus Vladimir Putin me të cilin, mes tjerash, banorëve të rajoneve ukrainase separatiste Donjeck dhe Lungask iu mundësohet që më lehtë të marrin shtetësinë e Rusisë, paraqet edhe një sulm të Moskës ndaj sovranitetit të Ukrainës, kumtoi sot Kabineti i përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini.

Bruksel, 25 prill 2019 (MIA) – Dekreti i presidentit rus Vladimir Putin me të cilin, mes tjerash, banorëve të rajoneve ukrainase separatiste Donjeck dhe Lungask iu mundësohet që më lehtë të marrin shtetësinë e Rusisë, paraqet edhe një sulm të Moskës ndaj sovranitetit të Ukrainës, kumtoi sot Kabineti i përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini.

Në kumtesë theksohet se vendimi i djeshëm i Moskës, i cili vjen vetëm disa ditë pas zgjedhjeve presidenciale ukrainase, në të cilat “është treguar angazhimi i fuqishëm i Ukrainës drejtë demokracisë dhe sundimit të së drejtës”, e tregon qëllimin e Rusisë për “destabilizim shtesë të Ukrainës dhe përkeqësimin e konfliktit”.

“Shpresojmë se Rusia do të përmbahet nga aksione të cilat janë në kundërshtim me marrëveshjen e Minskut dhe e pengojnë re integrimin e plotë në rajonet të cilat nuk janë nën kontroll të Qeverisë ukrainase. Të gjitha palët duhet që në tërësi t’i përmbushin detyrimet e tyre nga marrëveshja e Minskut. Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar në mbështetjen e tij për pavarësi, sovranitet dhe integritet territorial të Ukrainës”, theksohet në kumtesën e Kabinetit të Mogerinit.

Putini dje nënshkroi dekret me të cilin mundësohet zgjidhja e përshpejtuar e kërkesave për marrjen e shtetësisë ruse ukrainasve të cilët jetojnë në Donjeck dhe Lugansk. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close