0_Sport,PortalFutboll

Modriq vendosi të qëndrojë në Real Madrid deri në fund të kontratës

Futbollisti mesfushor i Realit, Lluka Modriq ka ndër mend të qëndrojë në klubin e Madridit deri në fund të kontratës.

Madrid, 2 prill 2020 (MIA) – Futbollisti mesfushor i Realit, Lluka Modriq ka ndër mend të qëndrojë në klubin e Madridit deri në fund të kontratës.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, kroati 34-vjeçar e njoftoi kryesinë e Real Madridit se nuk o të negociojë me klube të tjera dhe se do të qëndrojë deri në fund të kontratës, përkatësisht deri në verën e vitit 2021.

Paraprakisht, pati informata se Modriq do ta braktisë Real Madridin gjatë transferit të ardhshëm, por këtë sezon shtabi trajnues filloi t’i besojë kroatit, i cili u bë lojtari i nëntë më i dobishëm për Real Madridin me 1904 minuta lojë, ndërsa lojtari vendosi të qëndrojë në klub. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close