0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

MM shprehi ngushëllime për viktimat në Bejrut, ushtarët tanë në UNIFIL të sigurt

Ministria e Mbrojtjes shprehi keqardhje të thellë për viktimat nga shpërthimi shkatërrues në Bejrut dhe potencoi se ushtarët tanë në UNIFIL në Liban janë të sigurt.

Shkup, 5 gusht 2020 (MIA) – Ministria e Mbrojtjes shprehi keqardhje të thellë për viktimat nga shpërthimi shkatërrues në Bejrut dhe potencoi se ushtarët tanë në UNIFIL në Liban janë të sigurt.

“Ministria e Mbrojtjes shpreh keqardhje të thellë për viktimat nga shpërthimi shkatërrues në Bejrut, Liban. Ju informojmë se pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin e Kombeve të Bashkuara në Liban, UNIFIL, janë të sigurt”, ceket në kumtesën e MM-së.

Në misionin në Liban për momentin janë të angazhuar tre anëtarë të Armatës, të cilët janë sistemuar dhe i kryejnë detyrat e veta në lokacione të sigurta jashtë Bejrutit.

“Pas lajmit për paqeruajtës të lënduar detarë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Liban, UNIFIL, anija e të cilëve u godit gjatë shpërthimit në portin në Bejrut, shfaqim shpresë për rikuperim të shpejtë të paqeruajtësve dhe mbështetje për vendet nga ku vijnë atë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes. ab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close