
Sidnei, 3 prill 2020 (MIA) – Konsultuesi kryesor mjekësor i Qeverisë australiane, Brendon Marfi parashikon mes pesë dhe dhjetë milionë raste të infektuara nga Kovid-19 në përmasa botërore, shkruan gazeta “Sabah”.
Sipas tij, kjo do të ndodhë për shkak të njoftimit të pamjaftueshëm për mungesën e testeve në disa vende për sëmundjen respiratore infektuese.
Numri i rasteve të infektuara nga koronavirusi i ri tash ka tejkaluar një milionë persona, por Marfi konsideron se vëllimi i vërtetë i epidemisë globale mund të jetë deri në dhjetë herë më i madh.
Ai theksoi se për shkak të vdekshmërisë ndryshon aq shumë në mbarë botën, duke shtuar se një numër i madh i të infektuarve mbesin të pazbuluar.
Pa kritikuar ndonjë shtet, Marfi theksoi se nuk beson në kurrfarë të dhënash jashtë Australisë.
“Sinqerisht them se numrat e vetëm, në të cilat kam besim të plotë, janë ato australiane”, deklaroi Marfi.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u bën thirrje vendeve dukshëm t’i rrisin testimet për koronavirusm ndërsa disa kritikë i potencuan dallimet në atë si disa shtete i paraqesin rastet e Kovid-19.
Australia deri më tani ka paraqitur pothuajse 5.300 persona të infektuar dhe 28 raste të vdekjeve. ar/